Kledi Sotiri, pas gati 3 vitesh pune në kuzhinë, zgjodhi të rikthehet në Divjakë dhe t’i përkushtohet bujqësisë bashkë me familjen e tij.
Në 6 dynym serra, gjatë vitit kultivojnë sipas sezoneve pjepër, bostan, lakër-sallatë dhe speca, të cilat i çojnë në pikë grumbullimi për eksport, duke sjellë produkte cilësore #MadeinAlbania 🇦🇱 në tregjet ndërkombëtare.