Pas disa qyteteve në Shqipëri, edhe Fushë-Arrëzi ishte destinacioni i klinikes lëvizëse “Sigal Uniqa”. Kjo klinikë ofroi në këtë qytet ekzaminime shëndetësore falas. Klinika ofroi një shumëllojshmëri ekzaminimesh, duke filluar nga vizita dhe konsulta me mjekun patolog, matje e shqerit në gjak, vizitë sysh, etj.
Stafi i klinikës lëvizëse SIGAL u kryesua nga Prof. Asoc.Dr Agron Panariti.