Klube leximi për të rinjtë, një mundësi që ofrohet nga Biblioteka Kombëtare

69

Biblioteka Kombëtare në kërkim të lexuesve të rinj ofron klube leximi, programe krijuese apo edhe programe të mësimit përmes lojës.

Këto programe ishin në fokus të takimit të organizuar në këtë institucion kulturor në kuadër të projektit “Edukimi përmes Kulturës”, nismë e Ministrisë së Kulturës.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë u takuan me specialistë të Bibliotekës Kombëtare të cilët i njohën nga afër me bibliotekën, programet krijuese, klubet e leximit që zhvillohen në bibliotekë, programet e mësimit përmes lojës, etj.

Ky program ka si qëllim edukimin e vazhdueshëm dhe nxitjen e leximit për grupmosha të ndryshme përmes aktiviteteve njohëse dhe informuese.