Koha që duhet të flini në raport me moshën/ Si të përmirësoni gjumin

131

Shumë informacione kemi dëgjuar në lidhje me orët e gjumit që duhet të konsumojë individi. Zakonisht, njerëzit mendojnë se 7-8 orë gjumë janë të mjaftueshme, por kjo nuk është e thënë.

Gjumi është pjesë integrale e jetës sonë. Nuk ka asgjë më të mirë se të flesh pas një dite të lodhshme dhe një pune të vështirë.

Gjumi i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për pushimin mendor dhe shërimin trupor.

Por, sa orë kemi nevojë për një gjumë të mirë gjatë natës?

Mungesa e gjumit

Shumë nga ne presin që fundjavat t’i shpenzojnë mirë. Megjithatë është shumë e domosdoshme që orari i gjumit të mos prishet për hir të argëtimit. Së dyti, mungesa e gjumit krijon efekte negative në shëndetin tonë.

Mungesa e gjumit të mjaftueshëm dobëson trupin tonë dhe mund të çojë në pasoja të rënda.

Mungesa e gjumit të rregullt rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve dhe sëmundjeve të mëposhtme:

-Lodhja

-Depresioni

-Keqfunksionimi i hormoneve

-Sëmundjet kardiovaskulare

-Të parit

-Diabeti

Përveç këtyre, gjumi jo i mirë, prek trupin dhe pamjen. Mungesa e gjumit krijon rritje në peshë, rrathë të zinj poshtë syve dhe zbehje në fytyrë.

Kjo mungesë krijon gjithashtu në mospërqëndrim, reduktim të efikasitetit ditor dhe plakje e parakohshme.

Mosha dhe gjumi

Mosha nuk ndikon vetëm në funksionimin tonë fizik.

Shkencëtarët kanë vendosur një marrëdhënie mes moshës dhe orëve të gjumit që i duhet një personi.

0-3 muaj: 14-17 orë

4-11 muaj: 12- 15 orë

1-2 vjeç: 11-14 orë

3-5 vjeç: 10-13 orë

6-13 vjeç: 9-11 orë

14-17 vjeç: 8-10 orë

18-25 vjeç: 1-9 orë

24-64 vjeç: 7-9 orë

65+ vite: 7-8 orë

Sa më i madh të jetë personi, aq më pak orë gjumë ka nevojë.

Foshnjet deri në tre muaj kërkojnë një orar të gjatë gjumi. Fëmijët nën 18-vjeç duhet të flenë më shumë se 8 orë. Pas kësaj moshe, sasia e gjumit zvogëlohet ndjeshëm dhe ndryshon vetëm pasi personi arrin në moshën 65-vjeçare. Por nuk duhet harruar se çdo person ka nevojat e tij personale dhe mund t’i ndryshojë këto të dhëna.

Përmirësimi i gjumit

E rëndësishme është që t’i kushtohet vëmendje e veçantë cilësisë dhe orarit të gjumit. Gjumi i keq mund të çojë në një përkeqësim të shëndetit. Me këshillat e mëposhtme ju do të keni një gjumë të mjaftueshëm dhe do të jeni të freskët çdo ditë:

Kujdesuni për ditën dhe darkën tuaj

Është e rëndësishme të kujtoni se njerëzit rrinë zgjuar gjatë ditës, por flenë natën. Nëse ju e prishni këtë rutinë, mund të keni probleme me gjumin.

Uluni dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë. Mos pini pije të gazuara para gjumit dhe mos u ngopni me ushqim para se të uleni për të fjetur.