Koha që shpenzoni nëpër rrjete sociale ‘kushton’ 200 libra, ja studimi

26

Për të lexuar 200 libra, do të nevojitej të shpenzoni 417 orë në vit, por lind pyetja se nëse shumica e njerëzve punon vetëm 40 orë në javë si mund të gjejmë kohën për të lexuar për 417 orë? Sipas një studimi të kryer mbi kohën që shpenzon një individ në aktivitete të ashtuquajtura pasive në një vit rezulton se janë rreth 1642 orë që i kurthohen mediave vizive dhe 608 orë mediave sociale online. Në bazë të kësaj nuk është kaq e vështirë sa dukej në fillim për të gjetur kohën e nevojshme që ti dedikohemi leximit. Ajo çka duhet për të motivuar veten për të nisur këtë proces kaq të dobishëm është konvertimi i ‘kohës bosh’ të shpenzuar në Twitter ose duke parë Desperate Housewives në ‘kohë të frytshme’ leximi.

Media televizive dhe jo vetëm është projektuar e tillë që të jetë problematike. Largimi nga varësia e medias mund të jetë po aq i vështirë sa të heqësh dorë nga droga apo cigarja. Megjithatë sikurse ka thënë dhe Orhan Pamuk, “Lexova një libër një ditë dhe jeta ime u ndryshua”, është mirë ti jepet një shans dhe botës së bukur të librave. Nga një llogaritje e thjeshtë del se; 200 libra * 50.000 fjalë / libër = 10 milionë fjalë, çka përkthehet në një pasuri të vërtetë për mendjen e njeriut.

Është e këshillueshme gjithashtu se nëse e nisni këtë rrugëtim letrar të mos e kufizoni vendin apo formën e leximit pasi ai mund të realizohet kudo në formate të ndryshme. Mund të lexoni në telefon në një park, mund të dëgjoni lexime të librave në internet ose kudo tjetër. Që të shtoni orët tuaja të leximit është mirë të krijoni akses të lehtë tek librat si dhe rrethoheni nga to duke larguar sa më shumë tundimin ndaj rrjeteve sociale. (QZ)