Kompania kanadeze Tirex Resources merr licencën përfundimtare për minierën e bakrit në Rehovë

495

Kompania kanadeze Tirex Resources Ltd. (“Tirex”) ka njoftuar se aplikimi i licencës për minierën e Rehovës është miratuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Licenca e minierës është e vlefshme për 25 vjet dhe mund të shtrihet edhe për 10 vite të tjera.

Rehova ndodhet 114 km në distancë të drejtë nga juglindja e Tiranës apo 200 km nga rruga dhe është në lidhje me rrjetin e energjisë elektrike. Prona minerare përmban katër depozita historike VMS. Këto janë të rrethuara nga zonat e eksplorimit të interesit, që ende nuk janë testuar në mënyrë sistematike, duke përdorur teknika moderne eksplorimi dhe teknologjike. Katër depozitat e njohura, të quajtura Bregu i Geshtenjes (“B & G”), Rehova-Kanisqel, Çiflig dhe Dushku i Trashe janë pjesë e Minierës së Bakrit të Rehovës, një minierë, e cila ishte operuar më parë nga ndërmarrja shqiptare e bakrit shtetërore. Këto depozita janë relativisht afër me njëri-tjetrin (200m-500m), gjë që mundëson përpunimin në një njësi të vetme.

Tirex do të bëjë vlerësimin e minierave nëntokësore dhe mundësitë për zhvillimin e depozitave të B & G, Çiflig dhe Dushku i Trashe, ndërsa do të vlerësojë depozitat e Rehova-Kanisqel.

Tirex mori të drejtat për Rehovën, pasi fitoi ankandin që u zhvillua nga qeveria shqiptare në vitin 2015. Procesi i aplikimit të licencës mbeti në vend, kur një kompani private vuri në diskutim ligjshmërinë e veprimeve të qeverisë për të shfuqizuar licencën e eksplorimit që ajo kishte pasur, për mospërmbushje të kushteve.

Burimi: Revista Monitor