Kompania prodhon 50 palë këpucë në ditë për tregun gjerman dhe atë zviceran

21

Kompanitë shqiptare dhe ato të huaja që operojnë në tregun vendas gjithnjë e më tepër po zgjerojnë aktivitetin e tyre prodhues, ndërsa mallrat po depërtojnë në tregjet më të njohura ndërkombëtare.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve zhvilloi sot një vizitë pranë kompanisë “Künzli Factory”, i cili ushtron aktivitetin prej vitit 2018 në fushën e prodhimit të këpucëve, të specializuara për probleme ortopedike dhe shëndetësore.

Kompania me kapital 100 % zviceran ka të punësuar 24 punonjës, të specializuar në punë artizanale.

Në mënyrë artizanale, prodhohen 45-50 palë këpucë në ditë që eksportohen, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër.

Qeveria shqiptare po ka ndërmarrë një sërë lehtësish fiskale për të mbështetur biznesin.

Prej datës 1 janar të këtij viti për një periudhë 8-vjeçare biznesi me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajë tatimfitim, ndërsa biznesi me xhiro deri në 10 milionë lekë nuk do të paguajë as TVSH.