Kompania shqiptare “AIR ALBANIA” hap zyrat në Tiranë, ja ku ndodhet

2312

Pas fluturimeve të para, kompania shqiptare “Air Albania”, tashmë ka ndërtuar edhe zyrat e reja. Këto zyra gjigante ndodhen në hyrje të rrugës “Mine Peza”, përballë ish-Kafe Flora, pak metra nga sheshi Skëndërbej në Tiranë.

“Air Albania” është linja ajrore kombëtare e transportit me flamur të Shqipërisë, e cila i filloi fluturimet me 15 shtator 2018.

Futja e kësaj kompanie “kuqezi” në tregun shqiptar pritet të ndikojë në uljen e ndjeshme të biletave të avionëve.

Përgatiti: PO.AL