Kompensim ushqimor në shkolla për fëmijët e familjeve në nevojë

424

Ushqimi për fëmijët e familjeve në nevojë në shkollat ku implementohet projekti pilot “Bëjmë dety-rat e shtëpisë”, do te kompensohet. Ky kompensim ushqimor do ti shtohet masës së ndihmës ekonomike.

Kriteret

“Nxënësit përfitues të kompensimit ushqimor duhet të plotësojnë njërin nga kriteret si më poshtë: Nxënës që vijnë nga familje të cilat përfitojnë nga skema e ndihmës ekono-mike; Nxënës që vijnë nga familje që përfitojnë ndihmë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 % nga buxheti i Bashkisë Tiranë; Nxënës që vijnë nga familje që përfitojnë ndihmë nga fondet e buxhetit vendor të Bashkisë Tiranë”,-theksohet në projektvendimin e Këshillit Bashkiak. Efektet financiare të këtij vendimi, do të mbulohen nga fondi i vënë në dispozicion në programin e Kujdesit Social, në zërin Kompensim për fëmijët në nevojë në shkolla (ushqim me vete), në buxhetin e vitit 2018, aparati i Bashkisë. Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi janë ngar-kuar Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, Njësitë Administrative të Bashkisë Tiranë.

Përzgjedhja e shkollave që po pilotohen është bërë mbi bazën vlerësimit të infrastrukturës së nevojshme dhe kapacitetit fizik të shkollave, të 4 shkollat e përzgjedhura kanë infrastrukturën e duhur dhe funksionojnë me një turn. 4 shkollat e përzgjedhura janë: shkolla 9-vjeçare “Hasan Tahsim” NJA 2 dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare”Fan Noli” që zhvillojnë mësim tek shkolla “Hasan Tahsim”, Shkolla 9-vjeçare “Ardian Klosi” NJA 4, Shkolla 9-vjeçare “Betim Muço” NJA 6 dhe shkolla 9-vjeçare “E Kuqe”. Kompesimi për kuotën ditore të ushqimit do të jetë 160 lekë në ditë. Kuota me këtë vlerë përfaqëson racionin ushqimor ditor për çdo fëmijë që do të përfitojë nga ky projekt në shkollat që janë pjesë e projektit pilot “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë”, i cili zhvillohet nën kujdesin e MASR.