Komuniteti i Krishterë përshëndet projektligjin për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive

307

Projektligji për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive pranë zonave të banuara është pritur pozitivisht. Janë të shumtë ata që e kanë përshëndetur këtë projektligj, por vlen të përmendet qëndrimi i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, e cila ka dalë me një deklaratë zyrtare të cilën mund ta lexoni më poshtë:

Deklaratë

Vëllazëria Ungjillore Shqiptare përshëndet komunikimin zyrtar nga Kryeministri Z. Edi Rama, për vendimin qeveritar që mbyll kazinotë elektronike dhe bastet sportive në zonat e banuara.

Fenomene të tilla jo vetëm degradojnë shoqërinë dhe ndikojnë thellësisht familjet shqiptare, por janë edhe në kundërshtim me vlerat hyjnore dhe njerëzore. Si Bashkësi Fetare, përveçse përshëndesim këtë vendim, do të shpresonim për masa të mëtejshme rreth këtyre fenomeneve negative.
Shoqëria jonë ka nevojë të sensibilizohet dhe të reagojë ndaj të tilla antivlerave.
Komuniteti ynë ngre zërin vazhdimisht që kjo plagë shoqërore që frymëzon krimin, të përballet nga të gjitha frontet.

Shpreh optimizmin tim dhe të komunitetit që përfaqësoj që qëndrimet e shoqërisë sonë të unifikohen.

Sekretari i Përgjithshëm
Vëllazëria Ungjillore Shqiptare

Pastor Ergest Biti