Koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH-së emocionon publikun

0

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dha mbrëmjen e para 2 ditëve koncert në Katedralen Ortodokse në Tiranë.

Publiku artdashës shijoi tingujt e Nikolla Zoraqit, George Bizet dhe Saint-Sawns.

Gjithashtu, pjesë e programit ishte edhe performanca e drejtorit artistik të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar Aurelien Azan Zielinski, i cili dirigjoi në mënyrë mjeshtërore koncertin së bashku me violonçelistin Aurelien Sabouret.

Dyshja e talentuar i përcollën publikut Uverturën Festive të Nikolla Zoraqit, Simfoninë në Do Maxhor të George Bizet dhe koncertin e violonçelit dhe orkestrës të Saint-Sawns nr. 2 opera 119, premierë shqiptare.

/ata.gov.al