Koncerti për Krishtlindjen, ja surprizat që ju presin sonte tek sheshi “Skënderbej”

185

Tirana do të presë sot Krishtlindjet me një koncert festiv që do të organizohet në “Skënderbej”.

Festimet do të nisin në orën 19:00 me koncertin ‘Krishtlindjet në Tiranë”.

Në një natë feste, nën tingujt muzikore të orkestrës frymore do të do të luhen partiturat hite të këngëve të Kërshëndellave (mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing –Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj.).

Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga këngëtarët Armando Kllogjeri, Ardita Meni, Linda Kazani, Suzana Frashëri e Gëzim Mushketa dhe nën dirigjimin e Valmir Xoxe, që do të sjellin  koncertin live të natës ku lind shpresa për një të ardhme të bardhë.