Konispoli shënon nivelin më të lartë të prodhimit të agrumeve

5

Konispoli  bashkia e vogël me tre njësi vendore në jug të vendit është identifikuar si toka e agrumeve dhe e ullinjëve. Prodhimi këtë vit shihet i mbarë nga fermerët, por sfidat e tyre lidhet me vjeljen e prodhimit dhe gjetjen e tregut.

Largimi i të rinjve ka ulur fuqinë punëtore dhe shtimi i prodhimit nuk ka sigurinë e tregëtimit, ndërkohë që këtë vit kostoja e prodhimit del më e lartë prej rritjes së çmimeve të karburantit dhe plehrave kimikë.

Konispoli shënon nivelin më të lartë të prodhimit të agrumeve në Shqipëri ku vitin e kaluar, sipas të dhënve zyrtare, u prodhuan rreth 50 mijë tonë, gati 60% e prodhimit kombëtar të agrumeve.

businessmag.al