Sot nisin regjistrimet për pjesëmarrje në konkursin Konkursin Ndërkombëtar Foto&Reels Wanderlust in Albania.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi sot përmes rrjeteve sociale për këtë ngjarje të bukur prej së cilës do të shpallen disa çmime si:
- Kontribues në promovimin e turizmit shqiptar
- 30 çmime për fotot e reels-at më të mirë
- Ambasador në promovimin e turizmit shqiptar
- Çmimi i publikut për foton dhe reels-in më të mirë.
Konkursi i drejtohet kujtdo që ka memorizuar në kamera bukuritë e Shqipërisë, në dy vitet e fundit. Pavarësisht nëse jeni apo jo profesionistë, pranohen foto e video reels në Konkursin Ndërkombëtar Foto&Reels Wanderlust in Albania. Materialet fotografike apo video do të konkurojnë në 10 kategori, prej të cilave do të vlerësohen 300 fotografi të përzgjedhura dhe 100 reels-at më të mirë që do të promovojnë bukuritë shqiptare. Gjithashtu do të jepen 30 çmime speciale për kategori të ndryshme të konkurimit. Regjistrimet do të përfundojnë më datën 30 nëntor.
/ata.gov.al