Konsumi privat u rrit me 4% në 3-mujorin e dytë të 2023

0
TIRANË (AA) - Në prag të festës së Kurban Bajramit besimtarët muslimanë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në vendet e tjera të rajonit, vazhdojnë përgatitjet për pritjen e festës. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )
Në 3-mujorin e dytë të këtij viti, konsumi privat u rrit me ritëm më të përshpejtuar se tremujori më parë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, rritja e konsumit u mbështet nga treguesit e përmirësuar të punësimit, rritja e të ardhurave nga pagat, zgjerimi i remitancave dhe i kredisë konsumatore, si dhe nivelet e përmirësuara të besimit.
Konsumi privat u rrit me 4% në tremujorin e dytë, normë kjo më e lartë krahasuar
me tremujorin e mëparshëm. Konsumi privat vijoi të mbetet kontribuuesi kryesor në zgjerimin e kërkesës agregate (kërkesa për mallra dhe shërbime).
Gjithashtu bën të ditur BSH-ja, shpenzimet familjare u rritën për mallrat e konsumit afatshkurtër, afatgjatë dhe për shërbimet.
Banka Qendrore, mbështetur në të dhënat e disponueshme, parashikon që konsumi privat pritet të rritet me ritme të ngjashme në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke ndikuar pozitivisht edhe në rritjen ekonomike të vendit.
/ata.gov.al