Kopuku, qeni hero, shpëtimtari i pesë jetëve

2

Quhet Kopuk, i racës retriever, qeni që ishte caktuar me ekipin e tij të shpëtimtarëve në Malatya, qytet në provincën turke të Kahramanmarasit, që u godit më rëndë nga tërmeti.

Që nga mbërritja e tij, Kopuku filloi menjëherë nga puna duke udhëhequr shpëtuesit atje ku ende ndjente erën e jetës.

Ai u plagos te putrat, duke gërmuar nëpër rrënoja, dhe iu bënë disa qepje.

Por, Kopuku nuk u ndal, duke kontribuar, sipas medias turke, në shpëtimin e të paktën pesë personave.

/ata.gov.al