Me rënien e temperaturave qyteti i Korçës është zbukuruar nga flokët e borës.
Qytetarët korçarë po shijojnë bukurinë që qyteti juglindor ofron i mbuluar nga dëbora.
Të rinjtë e apasionuar pas sportit të skive kanë shkuar në Dardhë dhe Voskopojë, ku kalojnë orë të këndshme mes argëtimit dhe në shoqërinë e njëri tjetrit.
Dëbora i ka dhënë qytetit që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, një bukuri për t’u admiruar.
/ata.gov.al