Korça nuk zhgënjen kurrë, kopshtet komunitare një model suksesi (FOTOT)

53

Përveç shtimit të hapësirave të gjelbra në qytet, bashkia e Korçës është angazhuar edhe për ngritjen e kopshteve komunitare, që prej dy vitesh po funksionojnë si model i shkëlqyer i bashkëpunimit komunitar në fushën e bujqësisë.

Një komunitet i veçantë dhe simpatik. Korça po krijon një model siç i shkon një qyteti europian.

Janë 32 familjet të cilat angazhohen çdo ditë vullnetarisht për mbjelljet e frutave dhe perimeve në këto kopshte, që vazhdojnë të kujdesen për këtë proces dhe të gjitha produktet e përfituara nga kopshtet do të dhurohen në mensat që u shërbejnë njerëzve në nevojë në qytet.