“Korça pastron”; nxënësit, qytetarët dhe administrata largojnë mbeturinat

110

Mirëmbajtja e mjedisit ka rikthyer një inisiativë pastrimi në rajonin juglindor.

“Korça pastron”, me këtë mesazh ka nisur largimi i mbeturinave dhe  gjithçkaje të dëmshme që prish imazhin mjedisor të qytetit.

Aksioni ka nisur të premten jo vetëm në qytetin e Korçës, por sipas të dhënave në të gjithë Qarkun.

Në të janë përfshirë jo vetëm punonjës të ndërmarjeve të pastrim-gjelerimit të bashkive, por edhe punonjës administrate, nxënës shkollash dhe qytetarë.

Pastrimi I ambjenteve publike  është përqëndruar kryesisht në zonat periferike që janë më të ndotura nga ana mjedisore.

Në qytetin e Korçës janë ndërmarë kohët e fundit edhe inisiativa qytetare për pastrime, ndërkohë që para festave të fundvitit edhe institucionet janë vënë në lëvizje për të krijuar amjente gjërësisht të pastra në qëndrat urbane të rajonit juglindor.