Korçë, 50% e mollëve për eksport prodhohen në Dvoran

65

Qarku i Korçës është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollëve në vend. Vitet e fundit, mollët e Korçës kanë pushtuar edhe tregjet e huaja, ato rajonale dhe europiane.

Vetëm nga fshati Dvoran, prodhohet rreth 50% e mollëve që eksportohet në tregun huaj.

Shqipëri kultivohen mbi 42.195.000 rrënjë mollë, të cilat japin një prodhim mbi 84 mijë  tonë, shifër kjo, që paralajmëron rritjen e mëtejshme të eksportit të mollëve shqiptare drejt tregjeve të reja të huaja.

Ndërkohë dy janë zonat që regjistrojnë prodhimin më të lartë të mollëve në vend: Korça dhe Dibra, që zënë rreth 70% të prodhimit total të mollëve në shkallë vendi.

Varietetet që prodhohen më së shumti në Shqipëri janë dy derivatet e Red Chief dhe Starking që përbëjnë 52% të pemëve drurëve frutorë, dhe Golden Delicious që përbëjnë 42%.

Varietetet e tjera të mollëve përbëjnë 6% të pemëve të tjera frutore. Këtu përfshihen dhe lloje të tjera, që nuk janë të varieteteve tradicionale rritur në rajon, si “Gala”, “Mutsu” dhe “Granny Smith”.