Masteri i Restaurimit, për herë të parë dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri ëshë çelur në qytetin e Korçës. 43 studentë të degëve të arkitekturës dhe urbanistikës, të cilët do të ndjekin mësimin në ambjentet e universitetit “Fan Noli” do të specializohen në këtë fushë. Vitin që vjen Masteri i Restaurimit pritet të zhvillohet padiskutim në ambjentet e reja të kompleksit multikurturor në qendër të qytetit të Korçës. Pas ceremonisë së çeljes, një vizitë e studentëve dhe akademikëve në Muzeun e Artit Mesjetar, si dëshmi unike e rëndësisë së trashëgimisë sonë kulturore.