Në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, inaguaruar vetëm pak kohë më parë është instaluar tashmë pajisja e cila do të dezinfektojë të gjitha ikonat e këtij muzeu, por edhe tekstileve, objekteve të letrës e drurit. Për këtë është zhvilluar edhe trajnimi i stafit nga një restaurator austriak, Nikolas Wilke, i cili tregon se pajisja dezinfektuese do të garantojë jetëgjatësinë e të gjitha objekteve unikale që ndodhen në muzeun e artit mesjetar, ndërsa e quan atë një nga muzeumet më të bukur që ka parë në jetën e tij.
Pajisja dezinfektuese funksionon jo me helme apo pesticide, por duke rritur temperaturën e objektit deri në 51 – 55 gradë C dhe lagështia e objektit mbahet konstante në vlerat e paracaktuara nga ekspertët. Kohëzgjatja e një procesi është 18 – 24 orë.
Deri tani janë dizinfektuar mbi 500 objekte të ndryshme të muzeut. i cili është më i veçanti në vend sa i përket numrit të madh të mjeshtërve, autorëve të ikonave (rreth 10 mjeshtër të ikonografisë) dhe larmisë së fondit të objekteve që administron (8000 objekte të Artit Mesjetar, ndër të cilat 6500 janë ikona)
Në godinën e re të muzeut janë të ekspozuara rreth 400 ikona, ndërsa pas hapjes është kthyer në një destinacion mjaft të frekuentuar nga turistët vendas e të huaj.