Korçë/ Markata e Shijes një tjetër atraksion, ja sa bukur duket

128

Markata e Shijes në Korçë, një qendër vitale për tregtimin e produkteve bio është atraksioni më i ri në qytet.

120 tregtarë do të zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda këtij poli ekonomiko-turistik duke garantuar standardet më bashkëkohore për konsumatorin.

Bashkia e Korçës ftoi të gjithë tregtarët e interesuar për të zhvilluar aktivitetin e tyre në ambientet e Markatës së Shijes, të paraqiten pranë saj për t’u njohur me dokumentacionin e nevojshëm dhe kriteret e aplikimit.

Sipas bashkisë, afati i aplikimit është deri në 31 janar 2019.