Korçë, një shembull i mirë i trashëgimit të zanatit

49

Qemal Kovaçi ruan traditën prej katër brezash të familjes së tij në ushtrimin e profesionit të kovaçit. Zanatin e ka trashëguar nga babai i tij dhe prej mëse 45 vitesh vazhdon ta ushtrojë me pasion, ndërsa stafetën do ia lere djalit të tij.

Në punishten që ka tek Pazari i Vjetër i Korçës, përgatiten punime nga më të ndryshmet. Mjeshtri i jep formë materialeve të hekurit duke i shndëruar ato në punime artistike, vegla pune apo edhe pajisje të tjera

 

Në punishten e tij përgatiten edhe këmborët për bagëtitë për të cilat mjeshtri tregon se sekreti qëndron tek tingulli që duhet të ketë secila

Qemali është ndër të paktët artizanë që vazhdon të ruajë traditën, ndërsa me kalimin e viteve kovaçët janë duke mbetur më të paktë në numër.

Burimi: Top Channel