Ka përfunduar ndërtimi i “Qytetit të Fëmijëve” në Korçë.
Ky projekt synon të gjallërojë dhe përmirësojë cilësinë e jetës për fëmijët, duke i angazhuar në aktivitete me tematikë social-kulturore-sportive.
Kompleksi i ndërtuar posaçërisht për fëmijët është i pari i llojit të tij në Shqipëri dhe pritet të ofrojë një larmi aktivitetesh për t’u ofruar atyre sa më shumë gjallëri.
Një mjedis i posaçëm i është kushtuar fëmijëve të moshës 1-3 vjeç, por pa harruar edhe më të rriturit të cilët do të kenë në dispozicion dhoma muzike, pikture, artizanati dhe një amfiteatër.