Korçë, punime për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në çdo lagje

82

Lagjia 8 e qytetit të Korçës brenda pak ditësh, do të ketë të gjitha rrugët e rikonstruktuara.

Nëpërmjet një investimi prej 8.5 milionë lekësh është mundësuar rikonstruksioni i  rrugëve “Hamit Mane”, “Sabaudin Kacidhja” dhe “Ramadan Isak” .

Ndërkaq, 4000 m2 në lagjen 8 të qytetit po kthehen në një sipërfaqe të gjelbëruar, krah së cilës do të ndërtohet edhe një kënd sportiv për fëmijët dhe të rinjtë.