Në Korçë, 4000 m2 në lagjen 8 të qytetit po kthehen në një sipërfaqe të gjelbëruar, krah së cilës do të ndërtohet edhe një kënd sportiv për fëmijët dhe të rinjtë.
Me modelin e shndërrimit të kësaj hapësire problematike në një lulishte funksionale do të vazhdohet ndërhyrja edhe në zona të tjera në qytet dhe fshatra.
Këto investime bëjnë të mundur kushte sa më optimale për banorët e të gjitha grupmoshave të cilët kanë mundësi të shijojnë këto ndryshime rrënjësore.