Kordon sigurie për vrapuesit te Parku i Madh i Liqenit

349

Të gjithë të apasionuarit pas ecjes dhe vrapimit nga Parku i Madh i Liqenit tashmë do të kenë më shumë mundësi dhe një siguri edhe më të lartë për jetën e tyre.

Bashkia e Tiranës ka punuar gjatë gjithë fundjavës për të përkufizuar në tërë gjatësinë korsinë provizore për ecjen, vrapin, pedalimin në rrugën dytësore në kufi me Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Përmes vendosjes së kordonit sinjalizues e mbrojtës për vrapuesit e pedaluesit që frekuentojnë rrugën dytësore nga ana jugore e Parkut të Madh, deri në përfundimin e unazës së re pedonale brenda Parkut, tashmë jeta e qytetarëve do të jetë më e sigurtë dhe të ushtrojnë të lirë pasionin e tyre.  

APR ka ndërmarrë një sërë projektesh për shtimin e hapësirave publike gjithëpërfshirëse në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ku vlen të përmendet Këndi i Lojërave, Këndet e Forcës, Fushat Multisportive, rikonstruksioni i Teatrit të Hapur, çezmat dekorative, stola, kosha, ndriçim, rrjet rrugor, etj.