Korsia më e gjatë në Shqipëri, Pogradec-Lin përshkohet me biçikleta (FOTO)

33
Bashkia e Pogradecit po investon në një projekt të rëndësishëm nga pikëpamja turistike në zonën Pogradec -Lin, për krijimin e korsive të dedikuara  lëvizjes me biçikleta, duke e bërë kështu këtë aks, një nga korsitë më të gjata dhe më të bukura në Shqipëri.
Ekipet e specialisteve dhe punëtoreve në këtë bashki, janë në punë e sipër për të krijuar korsinë e dedikuar për biçikleta nga hyrja e qytetit deri tek zona e quajtur “1 Maji”.
Ndërsa në një fazë të dytë do vijojë deri në Tushemisht.
“Aktualisht jemi në proces të vendosjes së sinjalsitikës përkatëse”- bën të ditur bashkia Pogradec.
Për shumë pak kohë me nisjen e investimit në hyrjen e qytetit, kjo korsi do të bashkohet me atë të rrugës Pogradec-Lin duke u bërë një nga korsitë më të gjata dhe më të bukura në Shqipëri, dedikuar totalisht për të apasionuarit pas biçikletës, si një vlerë dhe atraksion i shtuar turistik për këtë zonë që është një nga destinacionet më të preferuara nga vizitorët vendas dhe huaj.