Kosova dhe Shqipëria, marrëveshje për harmonizimin e pensioneve

279

Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen me qeverinë e Kosovës për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension.

Marrëveshja pritet të shqyrtohet në Kuvend, ku më pas do të marrë edhe votën në seancë plenare.  Miratimi i marrëveshjes vjen pas takimeve intensive mes përfaqësuesve nga Shqipëria dhe Kosova.

 

Harmonizimi i sistemit të kontributeve shoqërore mes dy vendeve bën të mundurve që shqiptarëve të Kosovës t’u njihen vitet e punës e kontributet në Shqipëri dhe anasjelltas; shqiptarëve të Shqipërisë t’u njihen kontributet e vitet e punës në Kosovë.

Burimi: Lexo.al