Kosova me popullsinë më të re në Evropë, Shqipëria e katërta

26

Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e katërt me popullsinë më të re në Europë në vitin 2021. Mosha mediane e popullsisë ishte 37.6 vjeç ( 50% e popullsisë janë mbi këtë moshë dhe 50% nën këtë moshë).

Në Europë me popullsinë më të re në moshë renditet Kosova, me 30.5 vjeç, pas saj Turqia me 32.8 vite, Islanda me 36.7 vite dhe Shqipëria me 37.6 vite.

Qarku i Tiranës ka popullsinë më të re në Shqipëri me një moshë medianë 34,7 vjet me 2020. Së bashku me Dibrën dhe Kukësin, ato përbëjnë qarqet me popullsinë më të re në vend, ndjekur nga Durrësi.

Mosha medianë e popullsisë përfaqëson moshën në të cilën gjysma e popullsisë është më e re dhe gjysma tjetër është më e vjetër.