Kosova tashmë me pikë doganore në portin e Durrësit

80
Dogana e Kosovës zyrtarisht sot ka hapur zyrat e saj në Portin e Durrësit.
Kjo gjë pritet të lehtësojë tregtinë, lëvizjen e shpejtë të mallrave dhe të pasagjerëve.

Hapja e pikës doganore të Kosovës në Durrës ishte projektuar vite më parë.

Kjo pikë doganore për Kosoven është e një rëndësie të veçantë aq sa mund të krahasohet me ”Rrugën e Kombit”.