Kosovë, nis rehabilitimi i hekurudhës me vlerë 210 mln euro

78

Hekurudha që lidh Fushë Kosovën me Hanin e  Elezit shumë shpejt do të duket më ndryshe. Punimet në rehabilitimin e saj do të nisin në ditët në vijim.  Sot është bërë hapi i parë për rregullimin e kësaj hekurudhe që ka rendësi të madhe për Kosovën.

Infrakos ka nënshkruar kontratës me Generale Construzioni Ferrovarie (GCF), për Rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit.

Kjo kontratë ka vlerë rreth 210 milionë euro. Punimet për realizimin e rehabilitimit të këtij segmenti hekurudhorë pritet të zgjasin 24 muaj dhe do punësohen 120 veta.