Kostumi i rrallë shqiptar, gati dosja për futjen e xhubletës ndër veprat e ruajtura nga UNESCO

86

Ministria e Kulturës ka bërë gati dosjen për futjen e xhubletës në listën e siteve të trashëgimisë kulturore botërore, të ruajtura nga UNESCO.

Specialistja Luljeta Dano theksoi se “xhubleta gëzon statusin kryevepër nga Ministria e Kulturës dhe ngjarja e vitit është dosja që po përgatitet dhe po mbaron në një kohë rekord për UNESCO si një trashëgimi në rrezik”.

Xhubleta, veshje tipike e zonavë të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.