Krah për krah me Shqipërinë, ja sa paund dhuroi Britania për vendin tonë

47

Britania ka dhuruar një milion paund për Shqipërinë. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada britanike në Tiranë.

“Krah për krah me #Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor. Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në #Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike”, shkruan ambasada britanike.