Kredi të buta, përfitojnë 1104 familje, mes tyre edhe familje të Astirit

102

Plot 1104 familje dhe çifte të reja çifte të reja dhe të pastreha të Tiranës, do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre.

Lajmin u bë i ditur nga z. Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, teksa deklaroi se nuk do jetë 500 familje që do përfitojnë kredi me interesa të ulëta, por 1104 të tilla.

Fituesit që kanë plotësuar kriteret e përcaktuar me vendim të Këshillit Bashkiak, do të përfitojnë kredi me interesa të buta për të blerë shtëpi, falë programit më ambicioz që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës, duke dhënë një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimit në qytetin e Tiranës.