Kreditë e buta në Tiranë, ja kush do ketë prioritet

522

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar ditën e djeshme udhëzimin e ri se si do të bëhet aplikimi për kreditë e buta. Ky udhëzim parashikon që çdo familje që ka aplikuar, apo do të aplikojë, do të mund të marrë kredi me inters të ulët prej 3%. Sipas udhëzimit kanë rëndësi të ardhurat minimale dhe maksimale, numri i personave në një familje, fëmijët por edhe nëse kanë në pronësi banesa të tjera.

Çdo person që ka mbushur 18 vjeç mund të aplikojë për kredi të butë. Por që të aplikohet ka dhe një sistem pikëzimi. Ky sistem u jep pikë për nivelin e të ardhurave, për kushtet në të cilat jetoni etj. Pasi bëhet grumbullimi i pikëve vendoset se kujt do ti jepet kredia e buta. Do të jenë rreth 1 mijë familje të cilat do të marrin kredi të butë me interes 3%.

Në total janë 100 pikë, dhe respektivisht mënyra e pikëzimit:

-Nuk disponon apartament në pronësi, 3 pikë.

-Banon në banesë në rrezik shembje, 2 pikë.

-Banon në banesa të mbipopulluara, 2 pikë.

-Kanë ngelur të pastrehë, si rezultatat i fatkeqësive natyrore, 5 pikë.

-Familje të shpronsuara të pastreha, 8 pikë. –

-Familje një prindërore që kanë në ngarkim një fëmijë, 5 pikë.

-Përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuara apo persona në pension, 3 pikë.

-Familje me më shumë se 3 fëmijë, 5 pikë.

-Familjet e reja ku çifti i bashkëshortëve e ka moshën deri në 70 vjeç, 15 pikë.

-Persona me aftësi të kufizuar, 5 pikë.

-Persona me statusin e jetimit, 5 pikë.

-Emigrant i kthyer, 2 pikë.

-Familjet e policëve të rënë në detyrë, 3 pikë.

-Viktimat e dhunës në familje, 5 pikë.

-Komuniteti rom, 2 pikë.

-Të ardhura nën 80% të të ardhurave mesatare, 15 pikë.

-Të ardhura 80-100% të të ardhurave mesatare, 10 pikë.

-Të ardhurat 100-120% të të ardhurave mesatare, 5 pikë.

Për gasoniere, që e përfitojnë 1-3 persona, të ardhurat minimale duhet të jenë 39.500 lekë të reja, ndërkohë që të ardhurat maksimale  65.900 lekë. Për  familet 3-4 anëtarë (1+1) të ardhurat minimale duhet të jenë 47.400 lekë, ndërkohë që të ardhurat maksimale  79 mijë lekë.  Për 4-6 (2+1) persona në një familje, të ardhurat minimale duhet të jenë 63 mijë  lekë, ndërsa të ardhurat maksimale 105 mijë lekë. Ndërkohë për familjet me më shumë se 5 anëtarë të cilat dëshirojnë të përfitojnë apartament 3+1 duhet të kenë të ardhura minimale 79 mijë lekë dhe të ardhura makismale 131 mijë lekë.

Të gjitha familjet të cilat kanë aplikuar para 2016-së do t’ju merren parasysh aplikimet. Vendimi i ri i bashkisë parashikon njohjen e këtyre aplikimeve. Kjo është konfirmuar edhe pak ditë më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.Në këtë mënyrë familjet të cilat kanë aplikuar për kredi të butë interesi i të cilave është rreth 3%, nuk duhet të ridorëzojnë dokumentat, pasi dosja merret parasysh.

Burimi: Lexo.al