Krem Pasticerie me Shije Portokalli – Delikatesa që Duhet të Provoni

25

Kremi i pastiçerisë mund të themi se është mbretëresha mes shumë shijeve të ëmbëlsirave.

Ndonëse mund ta keni përgatitur shumë herë më parë ose mund të keni dëgjuar për të, sot do ju sugjerojmë diçka ndryshe.

Kremi i pastiçerisë me shije portokalli është një nga elementët që do t’i bëjë recetat tuaja të gëlojnë nga shija e mirë.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre sipas këshillave të AgroWeb.

Përbërësit

  • 500 gr qumësht
  • 200 gr sheqer
  • 50 gr lëng portokalli
  • Lëkura e një portokalli
  • 6 të verdha vezësh
  • 40 gr niseshte

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon që të grini hollë me rende lëkurën e 1 portokalli.

Më pas shtrydhni edhe lëngun e tij derisa të merrno sasinë e duhur që tregon receta.

Lërini të dy këta përbërës në enë të vecanta dhe vendosni në zjarr një tigan me qumësht.

Hidhni aty lëkurën e portokallit dhe përzieni mirë teksa qumështi zien.

Ndërkohë në një tjetër tenxhere, hidhni të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin dhe vazhdoni me përzierjen.

Kur sheqeri të jetë shkrirë, shtoni edhe niseshtenë dhe përzieni sërish me anë të një luge druri ose spatule.

Në fund shtoni po këtu lëngun e portokallit duke përzier për të eleminuar kokrrizat që mund të formohen.

Ndërkohë qumështi duhet të ketë zier ndaj merreni dhe hidheni tek tenxherja ku ndodhen përbërësit e tjerë pak nga pak.

Vendoseni në zjarr këtë tenxhere për 5 – 7 minuta duke përzier derisa të formohet kremi i trashë.

Sigurohuni që në fund të mos ketë kokrriza dhe hidheni në një enë për të lënë të ftohet.

Lëreni fillimisht në temperaturë ambienti e më pas futeni ne frigorifer.

Më pas përdoreni për të mbushur kekun, tortat apo biskotat e ndryshme që mund të përgatisni, pasi kombinimet me këtë krem nuk kanë fund.

/agroweb.org