Kremtohet në Korçë 80-vjetori i krijimit të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare

15

Më 10 korrik 1943, u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë i cili hodhi themelet e krijimit e të organizimit të UNÇ dhe shndërrimin e saj në një ushtri të rregullt, me drejtim operativo-strategjik unik nga një shtab madhor.

Data 10 korrik 1943 lidhet organikisht me Forcat e Armatosura Shqiptare. Kjo datë njihet si dita e Krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Nacional-Çlirimtare, i cili i udhëhequr nga vlera atdhetare organizoi veprimet e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj.

/ata.gov.al