Atletja shqiptare, Luiza Gega ka arritur të fitojë të premten medaljen e artë në mitingun World Tour të zhvilluar në Mançester.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bën të ditur se në 3000 metra me pengesa, atletja Gega theu rekordin e kohës së mitingut anglez dhe shënoi kohën më të mirë europiane për vitin 2022 në këtë disiplinë.
Në garë, Gega krijoi një shkëputje shumë të madhe nga ndjekëset, duke e ndalur kronometrin në kohën 9 minuta, 20 sekonda e 79 të qindtat që është më pak se 1 sekondë larg rekordit kombëtar që mbahet nga atletja kuqezi.
Gega dominoi garën duke vendosur rekordin e ri të stadiumit që më parë ishte 9 minuta e 30 sekonda.