“Krijo oksigjenin tënd”, nxënësit mbjellin 1500 fidanë në Llogara

94

Plot 1500 fidanë u mbollën ditën e diel, nga dhjetëra nxënës të shkollave të Dukatit në Llogara.

Nisma u ndermor në kuadër të Ditës së Shërbimit Pyjor dhe në vijim të fushatës “Krijo oksigjenin tënd”, që vjen në zbatim të “100 ditët e pemëve”.

Mbjellja e mijëra pemëve do të ndalojë erozionin dhe do të sjellë gjelbërimin e parqeve në të gjithë vendin.