Disa studiues mendojnë që së shpejti njerëzit do të arrijnë ta zbulojnë diabetin vetëm me anë të një aplikacioni në telefonat e tyre.
Sipas mënyrës tradicionale për t’u diagnostikuar, njerëzit duhet të japin një sasi të gjakut dhe të bëjnë analiza të mëtejshme nga profesionistë të kësaj fushe.
Shumica e njerëzve nuk e bëjnë këtë kontroll, prandaj është e nevojshme të lehtësohen metodat për diagnostikim.
Kohëve të fundit Universiteti i Kalifornisë ka bërë disa përpjekje për të krijuar një rrugë më të lehtë për ta zbuluarr diabetin para se ai të zhvillohet. Ata pohojnë së është e mundur krijimi i një aplikacioni i cili do të tregonte nëse ju keni diabet apo jo, duke përdorur një metodë tashmë të njohur me shkurtesen PPG.
Ky aplikacion funksionon në atë mënyrë që kur zemra pompon gjak, krijohet një presion nëpër trup. Venat periferike zgjerohen që të stabilizojnë këtë shtypje të gjakut. Duke e përdorur dritën e telefonit dhe duke e vendosur kamerën e tij afër një gishti është e mundur që të vëzhgohet ndryshimi i kësaj shtypjeje.
Çdo kontraktim i zemrës, manifestohet me një dritë në lëkurë, dhe kamera e telefonit mund ta detektojë këtë ndryshim të shtypjes me anë të së cilës është e mundur të merren informacione të gjakut.
Studimi i bërë nga Universiteti i Kalifornisë përdori 54.269 pjesëmarrës dhe rezultoi i saktë në 72% të rasteve.
Zhvillimi dhe aplikimi i kësaj teknologjie do të ketë ndikim në mijëra jetë njerëzish.