Krijohet bateria që mban telefonin të karikuar për 5 ditë

32

Shkencëtarë në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një makinë elektrike për 1 mijë kilometra. Nëse teknologjia e tyre do të përdoret në masë, atëherë do të sillte një ndryshim rrënjësor në “betejën” për burime energjie më ekologjie dhe efikase.

Skuadra e kërkuesve nga Universiteti “Monash” në Melburn thotë se bateria e tyre, e përbërë nga sulfur litiumi, është katër herë më e fuqishme sesa bateritë tradicionale. Shpikja e tyre është pranë miratimit dhe nxjerrjes në treg dhe ata thonë se do të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Shumica e baterive janë vetëm me jone litiumi dhe alternativa me sulfur litiumi ka mundësinë që të mbajë të karikuar pajisjet për më shumë kohë.