Krijohet biblioteka dixhitale, mbi 193 mijë libra akademikë pa kosto për studentët

114

Studentët dhe pedagogët tashmë do të kenë mundësi të shfletojnë online artikuj shkencorë, mbi 193 mijë libra akademikë, mbi 50 mijë revista shkencore, mbi 200 milion lajme shkencore si dhe 30 paketa për mësimin e gjuhëve të huaj.

Çdo student mund të aksesojë shumë thjesht në bibliotekë përmes një llogarie unike dhe fjalëkalimi.

Studentët e pedagogët tanimë do të kenë mundësi të shfletojnë dhe shkarkojnë materiale shkencore online në gjuhë të huaj.