‘Krijohet’ Parku Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”; Ja sa do të jetë sipërfaqja e tij

226

Pas zgjerimit të Parku Kombëtar të “Malit të Tomorrit”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur të zgjerojë edhe Parkun Kombëtar të Lurës. Sipas vendimit të botuar në ‘Fletoren Zyrtare’, ky i fundit do të bashkohet me parkun Kombëtar “Zall Gjoçaj”, duke krijuar Parkun kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”.

Propozimi i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është botuar sot në fletoren zyrtare dhe parashikon që ky park ‘i ri’ të ketë një sipërfaqe prej 20 244 78 ha.

Zona e zgjerimit të parkut përfshin sipërfaqe me tokë pyjore, shkurre dhe sipërfaqe ujore. Parku kombëtar “Lurë-Mali i Dejës” ndahet në tre nënzona, të cilat përfshijnë:

  • Nënzonën qendrore që përfshin habitatet kryesore me pyje e shkurre dhe përcaktohet si zonë me vlera të larta për trashëgiminë natyrore
  • Nnënzonën e përdorimit tradicional dhe e zhvillimit të qëndrueshëm, që përfshin tokat bujqësore, kullotat dhe territoret ujore
  • Nënzona e rekreacionit, që përfshin pjesët e habitateve pyjore e ujore që krijohen nga diga e rezervuarit