Krishtlindje: Ecovolis dhe Eko Mendje sërish me nismën “Gatuaj një pjatë më shumë”

137

Aktivistë të Ecovolis dhe Eko Mendje organizuan dje nismën, që tashmë e kanë kthyer në traditë, “Gatuaj një pjatë më shumë”, për drekën e Krishtlindjes.

Qëllimi i këtij eventi ishte të sigurojë një vakt për të gjithë ata qytetarë të Tiranës që e kishin të pamundur drekën e Krishtlindjes.

Nuk ishte thjesht një vakt, por një vakt i shërbyer me shumë dashuri nga mijëra qytetarë që ju bashkuan kësaj nisme fisnike.

Kjo ngjarje tregon se pozitiviteti dhe qytetaria ekziston akoma mes shqiptarëve, dhe se ka akoma shpresë me një Shqipëri solidare.

Ne si staf i po.al përgëzojmë punën dhe angazhimin e Ecovolis dhe Eko Mendje.