Krishtlindje në Korçë e Pogradec, vizitorët zgjedhin juglindjen për ushqimin dhe organizimet

2

Juglindja e vendit dhe qytetet si Korça, Pogradeci e Kolonja vijojnë të mbeten në krye të listës së shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit.

Më së shumti Krishtlindja mbetet një nga festat më të mëdha të Korçës, e cila mbledh me mijëra njerëz. Sipas menaxherëve në Korçe e Pogradec rezervimet kanë filluar prej kohësh dhe këto dy qytetet pothuajse janë të rezervuara tashmë.

“Jemi në kapacitetet maksimale, jemi të rezervuar për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri, dhe kjo ndodh edhe në hotelet dhe bujtinat e tjera të Korçës. Kemi prenotime kryesisht nga Shqipëria e Mesme, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si nga diaspora”, thonë përgjegjësit e disa prej hoteleve në atë zonë.

Por cilat janë arsyet se përse shqiptarët e drejtohen juglindjes, gjithçka nis me qetësinë, jetën e natës, ushqimin deri edhe tek organizimet në kuadër të këtyre festimeve.

Në krahasim me një vit më parë çmimet e shërbimit të hoteleri turizmit janë rritur me rreth 10%, por duket se kjo nuk është një arsye që të ndalë turistët vendas drejt juglindjes ashtu si të lë të kuptosh se që të argëtohesh duhet të paguash.

a2news.com