Krishtlindje: Nxënësit e shkollës ”Prenk Jakova”, piktura murale tek Pediatria Shkodër

1560

Për të dytin vit radhazi, nxënës të shkollë së mesme artistike ”Prenk Jakova”, klasa e Xl B dhe e Xlll B specialiteti Pikture-Tekstil, nën udhëheqjen e mësueses së tyre Ila Gjinaj kanë pikturuar në mur për fëmijët të cilët ndodhen në spitalin pediatrik të Shkodrës. Kjo është menduar si një mënyrë e mirë për t’u mbushur diten me ngjyra dhe për t’ju kthyer buzëqeshjen fëmijëve të cilët do të kalojnë Krishtlindjen në ambjentet spitalore.

Kjo nismë është mbështetur nga Kisha Ungjillore e Vëllezërve Shkodër, të cilët kanë siguruar bazën materiale për të realizuar punimet artistike dhe gjithashtu, kanë shpërndarë edhe dhurata për femijët që ndodheshin në spital.