Një kroçerë më rreth 1 mijë turistë në bord ka vizituar këtë të shtunë qytetin e Sarandës.
Kroçera “Viking Sky” është ankoruar në brigjet e Sarandës, teksa turistët që vinin nga vende të ndryshme të botës kanë vizituar atraksionet turistike në qytetin jugor.
Sipas drejtorisë së Turizmit në bashkinë e Sarandës këtë vit qytetin bregdetar pritet ta vizitojnë rreth 60 kroçera më turistë.