Kroçera “Seabourn Quest”, ose siç quhet ndryshe “Eksploruesja e Mesdheut”, është ndalur këtë mëngjes për herë të parë në Durrës duke sjellë 450 vizitorë nga 22 shtete të botës.
Anija do të qëndrojë katër ditë e ankoruar, ndërsa itinerari i turistëve përfshin vizita në qytetet e Tiranës, Durrësit, Krujës dhe Beratit.
Kjo kroçerë pritet të pasohet gjatë kësaj vere edhe nga shumë kroçera të tjera, të cilat e kanë përfshirë tashmë bregdetin shqiptar në itineraret e tyre në çdo sezon turistik.
Vitin e kaluar Shqipëria mirëpriti më shumë se 10 milionë turistë të huaj, një pjesë e mirë e tyre, vizitorë të ardhur me kroçera nga porti i Durrësit.
/ata.gov.al